Ky shtet ka larguar nga shkolla lëndën e matematikës dhe fizikës

Evropë

Ky shtet ka larguar nga shkolla lëndën e matematikës dhe fizikës

Më: 8 mars 2018 Në ora: 19:46
Ilustrim

Sistemi finlandez i edukimit është konsideruar si një nga më të mirët në botë nga vlerësimet ndërkombëtare, megjithatë autoritetet arsimore kanë vendosur të revolucionalizojnë shkollat.

Finlanda do të bëhet vendi i parë në botë që do të heqë lëndët si matematika dhe fizika nga shkolla. Finlandezët nuk duan më të kenë lëndë të fizikës, matematikës, kimisë, letërsisë, historisë, apo gjeografisë.

Kreu i Departamentit të Arsimit në Helsinki, Marjo Kyllonen ka shpjeguar ndryshimet.
“Ka shumë shkolla që vijojnë mësimdhënien sipas metodës së vjetër, e cila sillte shumë efikasitet në vitet 1990, por tani nevojat kanë ndryshuar, na duhet diçka e arsyeshme për shekullin e ku jetojmë”, është shprehur ai.

Nxënësit do të mësojnë ngjarjet dhe fenomenet më të rëndësishme në një format ndërdisiplinor. Për shembull, Lufta e Dytë Botërore do të shqyrtohet nga perspektiva e historisë, gjeografisë dhe matematikës.

Ky sistem do të aplikohet për nxënësit që janë mbi 16-vjeç. Ideja e këtij ndryshimi, është që nxënësit të zgjedhin ato dije apo dukuri që duan të studiojnë, bazuar te ambiciet dhe aftësitë që kanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat