Protesta e grave, pezullohen trenat në Spanjë

Evropë

Protesta e grave, pezullohen trenat në Spanjë

Më: 8 mars 2018 Në ora: 23:00
Spanjë

Shërbimi hekurudhor në Spanjë ishte i paralizuar përgjatë ditës ndërkombëtare te gruas, kur gratë protestuan kundër pabarazisë gjinore. 300 trena nuk operuan gjatë ditës së sotme, siç bëri të ditur ministria e transporteve.

I prekur edhe shërbimi transportit nëntokësor. Greva 24-orëshe e organizuar nga 10 sindikata, ka qenë subjekt i debateve të shumta në vend. Grupet feministe i kërkuan gjithashtu grave të mos shpenzojnë para dhe të anashkalojnë punët e shtëpisë përgjatë ditës.

Por të tjerë kanë ngritur zërin kundër grevës. Partia e qendrës së djathtë në pushtet, Partido Popular, tha se aksioni ishte për elitat feminsite e jo për gratë e vërteta me probleme të përditshme.

Ndërsa 10 nga sindikatat spanjolle kanë kërkuar grevë 24-orëshe, dy prej më të rëndësishmeve i thanë pjesëtarëve të tyre të marrin pjesë vetë për dy orë.

Aktorja Penelope Curz ka anuluar eventet e planifikuara publike dhe do të bëhet pjesë e një greve shtëpiake. Një sondazh i zhvilluar tek 1500 persona sugjeron se 82 % e të intervistuarve e mbështesin grevën, ndërsa 76 % e grave në Spanjë kishin jetë më të vështirë se sa burrat.

Në këtë shtet gratë paguhen 13 % dhe 19 % më pak se sa burrat në sektorët publik dhe privat, respektivisht, sipas të dhënave të institutit të statistikave Eurostat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat