Turqia lëshon urdhërarreste edhe për mbi 240 njerëz

Evropë

Turqia lëshon urdhërarreste edhe për mbi 240 njerëz

Më: 9 mars 2018 Në ora: 15:13
Ilustrim

Prokurorët turq kanë lëshuar urdhërarreste për 243 njerëz, përfshirë 92 mësues, nën dyshimet se ata kanë lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen

Ankaraja e fajëson Gulenin për organizimin e përpjekjes për grusht shteti, në vitin 2016, por Gulen i mohon akuzat.

Mësimdhënësit e 20 provincave kanë punuar në shkolla që janë mbyllur më herët për shkak të lidhjeve të dyshuara me Gulenin, raporton agjencia turke e lajmeve Anadolu.

Pesëdhjeteshtatë veta të tjerë kërkohen për përdorim të ByLock, një aplikacion i koduar i mesazheve, për të cilin qeveria thotë se është përdorur nga rrjeti i Gulenit.

Mbi 50,000 njerëz janë burgosur dhe mbi 150,000 të tjerë janë shkarkuar ose pezulluar nga ushtria, shkollat dhe institucionet publike, që nga puçi i dështuar më 15 korrik, 2016.

Mbi 250 veta janë vrarë në trazirat e asaj dite.

Kritikët thonë se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka shfrytëzuar përpjekjen për grusht shteti si pretekst për të heshtur disidentët.

Turqia thotë se masat strikte janë të nevojshme për shkak të kërcënimeve të sigurisë me të cilat ballafaqohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat