Ministri i ri i Brendshëm: Përshpejtim procedurave të azilit, shtim të dëbimeve

Evropë

Ministri i ri i Brendshëm: Përshpejtim procedurave të azilit, shtim të dëbimeve

Më: 12 mars 2018 Në ora: 12:01
Horst Seehofer

Kreu i Unionit Kristian-Social në Gjermani, Horst Seehofer do të mbajë portofolin e ministrit të Brendshëm në qeverinë e re të Angela Merkelit, e një ndër gjërat e para që synon të realizojë me të marrë detyrën është përshpejtimi i procedurave të azilit

Seehofer ka ndërmend të takohet me të gjithë punonjësit dhe institucionet vartëse për të përpiluar një “masterplan për procedura më të shpejta e dëbime më të vendosura”.

“Numri i riatdhesimeve duhet të rritet ndjeshëm dhe ne duhet të jemi më të ashpër, sidomos kundrejt kriminelëve dhe personave të rrezikshëm në radhët e azilkërkuesve”, tha Seehofer për “Bild am Sonntag”.

“Në përgjithësi, toleranca ndaj shkelësve të ligjit do të jetë zero. Ne duam të mbetemi një vend kozmopolit dhe liberal, por kur është fjala për mbrojtjen e qytetarëve kemi nevojë për një shtet të fortë, e unë do të kujdesem për këtë”, deklaroi ai, duke shtuar se policia duhet të pajisjet me teknikë optimalë.

“Ne kemi nevojë për mbikëqyrje efektive me video në të gjitha pikat e nxehta në vend”, shprehet ministri i ri i Brendshëm.

Ndërsa zëvendëskryetarja e SPD-së, Manuela Schwesig i bëri thirrje partisë së saj që të diskutojë hapur deficitet në integrimin e refugjatëve.

“Ne të gjithë, përfshirë edhe socialdemokratët, duhet ta pranojmë se lipset ta zhvillojmë debatin mbi kufijtë realë të integrimit më fort dhe më sinqerisht, pa e shtruar për diskutim pranimin e refugjatëve”, tha kryeministrja e landit Mecklenburg-Vorpommern për gazetën “Welt am Sonntag”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat