Mitchell sot në Serbi

Evropë

Mitchell sot në Serbi

Më: 13 mars 2018 Në ora: 07:58
Ndihmës sekretari i shtetit për Evropë dhe Euroazi Wess Mitchell

Ndihmës sekretari i shtetit për Evropë dhe Euroazi Wess Mitchell sot do të shkojë në kryeqytetin e Serbisë.

Mitchell i cili për në Beograd udhëton nga Prishtina, do të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, kryeministren Ana Brnabiq, ministrin e Punëve të Jashtme Ivica Daçiq dhe liderët e opozitës.

Mitchell dje është takuar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ai rikonfirmoi  edhe njëherë mbështetjen e shtetit amerikan për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat