Serbia shpërthen ndaj NATO-s për shkak të Rusisë - Bota Sot
Serbia shpërthen ndaj NATO-s për shkak të Rusisë

Evropë

E mërkurë, 18 korrik 2018

Serbia shpërthen ndaj NATO-s për shkak të Rusisë

Më: 13 mars 2018 Në ora: 09:12
Aleksandar Vulin

Ministri serb i mbrojtjes Aleksandar Vulin ka thënë se deklarimi i komandantit suprem të NATO-s Curtis Scaparrotii , se Rusia është është një nga kërcënimet më të mëdha për Evropën, është një nga deklaratat më të rrezikshme kundër Serbisë që nga koha kur aleanca perëndimore ka bombarduar atë më 1999.

Gjenerali amerikan deklaroi se ka vërejtur një ndikim të shtuar të Rusisë në një vit e gjysmë që ai është në krye të NATO-s në Evropë, duke shtuar se ndikimi rus në Evropë është më kërcënues se në vendet baltike, Lituani, Latvi dhe Estoni.

Scaparrotii tha se përderisa vendet baltike janë me rëndësi, ato tashmë janë pjesëtare të NATO-S dhe gëzojnë pozita më të qëndrueshme në kontinent. Kurse, ai u shfaq më i shqetësuar me mbështetjen e Serbisë në Ballkan nga ana e Rusisë, pasi serbët janë më të prekshëm nga ndikimi rus, raporton Associated Press.

Vulin, i cili është i njohur për qëndrimin e tij pro Rusisë, u përgjigj ndaj gjeneralit amerikan duke thënë;

“Që nga viti 1999, nuk ka pasur ndonjë deklarim më të papërgjegjshëm. Duke thënë se i gjithë populli (serb) paraqet një rrezik për Ballkanin, kjo është thirrje që i gjithë Ballkani të bëhet bashkë kundër serbëve”, citohet të ketë thënë Vulin.

Në Ballkan ka frikë se Rusia po përdorë idhjen historike sllave me Serbinë, për ta destabilizuar Ballkanin, i cili gjatë ndarjes së Jugosllavisë në vitet e 90’ta, ka parë masakrën më të madhe në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.

“Nuk ka ndikim rus në Serbi. Serbia është shtet i pavarur që zgjedh miqtë e saj”, tha Vulin.

Scaparroti gjatë një dëgjimi në senat kishte thënë se “Rusia po punon në Ballkan. Unë mendoj se e kemi larguar paksa vëmendjen nga kjo zonë”.

Serbia formalisht dëshiron që të bëhet anëtare e BE-së, mirëpo udhëheqësit e saj kanë punuar vazhdimisht me Moskën duke forcuar lidhjet ushtarake dhe politike me të, pavarësisht thirrjeve nga blloku perëndimor se nëse shtetet e Ballkanit duan të anëtarësohen, atëherë duhet të ndjekim një politikë të jashtme të përbashkët. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test