Dy qytete zvicerane në mesin e vendeve më trafikun më të ngarkuar në botë

Evropë

Dy qytete zvicerane në mesin e vendeve më trafikun më të ngarkuar në botë

Më: 13 mars 2018 Në ora: 12:44
Foto ilustruese

Përderisa qytetet zvicerane të Gjenevës dhe Zurichut vazhdimisht kryesojnë listat për kualitetin e jetës, këto dy vende po ashtu renditen lart edhe sa u përket dyndjeve në trafik.

Në Gjenevë shoferët shpenzojnë përafërsisht 52 orë duke pritur në trafik brenda një viti, kurse në Zurich numri i orëve të pritjes në trafik brenda vitit është 51.

Shoferët e Gjenevës shpenzojnë duke pritur 16 për qind të kohës së përgjithshme të vozitjes-ose në trafik më të ngadalshëm se 65 për qind e shpejtësisë së lejuar, përderisa këto shifra për vitin 2017 në Zurich janë 17 për qind, raportojnë mediat lokale zvicerane, përcjell KosovaPress.

Këto rezultate i rendisin dy qytetet më të mëdha të Zvicrës në vendin e 32-të dhe 33-të në nivel botëror, nga gjithsej 1 mijë e 360 qytete të analizuara nga një firmë amerikane.

Mirëpo, Gjeneva dhe Zurich qëndrojnë shumë më mirë krahasuar me liderin botëror Los Angelos, ku shoferët duhet të presin deri në 102 orë në vit në trafik, apo krahasuar me New Yorkun dhe Moskën ku koha e pritjes shënon 91 orë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat