Hetimi për helmimin e Skripal do të zgjasë me javë

Evropë

Hetimi për helmimin e Skripal do të zgjasë me javë

Më: 13 mars 2018 Në ora: 17:09
Ilustrim

Policia britanike njoftoi sot se hetimi për sulmin me substancë kimike ndaj ish-spiunit Sergej Skripalj do të zgjasë disa javë dhe se në hetimet e deritanishme nuk ka asnjë të dyshuar.

Në kumtesën me shkrim, shefi i ri për luftë kundër terrorizmit Nil Basu ofroi më shumë detaje për lëvizjet e Skripal dhe vajzës së tij Julia para se të sulmohen në Solsberi më 4 mars dhe kërkoi nga qytetarët që të lajmërojnë nëse i kanë parë atë ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat