BE do të përshpejtojë kthimin e emigrantëve të paligjshëm

Evropë

BE do të përshpejtojë kthimin e emigrantëve të paligjshëm

Më: 15 mars 2018 Në ora: 08:39
ilustrim

Bashkimi Evropian (BE) ka bërë të ditura se do të përshpejtojë kthimin e emigrantëve të paligjshëm dhe se do të ndëshkojë vendet që refuzojnë të marrin shtetasit e tyre duke kufizuar vizat për diplomatët e tyre.

Komisioneri Europian për Çështjet e Migracionit, Dimitris Avramopoulos, tha se BE-ja do të “shtojë kushte më të rrepta për vizat ndaj vendeve partnere që nuk bashkëpunojnë mjaftueshëm”.

“Para së gjithash, më lejoni t’ju them se sot ne paraqesim pjesën e parë të një reforme gjithëpërfshirëse të politikës së përbashkët të vizave të Bashkimit Europian. Siç e dini, kohët e fundit, përballemi me rritje të rreziqeve të sigurisë dhe sfidave migratore. Duhet ta adaptojnë polikën e vizave ndaj këtij realiteti të ri dhe ta bëjmë më të fortë, më efikase dhe më të sigurt”.

Nga ana tjetër, Komisioni tha se ka në plan t’i bëjë vizat turistike më tërheqëse, që nënkupton aplikime më të hershme, viza elektronike dhe qëndrime të kufizuara njëjavore në një vend të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat