Diplomati i Koresë Veriore do ta vizitojë Suedinë

Evropë

Diplomati i Koresë Veriore do ta vizitojë Suedinë

Më: 15 mars 2018 Në ora: 10:44
Ministri i jashtëm i Koresë Veriore, Ri Yong-Ho

Ministri i jashtëm i Koresë Veriore, Ri Yong-Ho pritet që të qëndrojë në Suedi gjatë ditës së sotme dhe të nesërme. Suedia është përfaqësuesja diplomatike e SHBA-së në ishullin e izoluar.

Diplomati i diktaturës së Kim Jong-Un do të takojë homologun e tij suedez, Margot Wallstrom, është konfirmuar nga qeveria e Suedisë.

Bisedimet do të përqendrohen në rolin konsullor të Suedisë si një fuqi mbrojtëse e SHBA-së, Kanadasë dhe Australisë në Korenë Veriore.

“Ata gjithashtu do të adresojnë situatën e sigurisë në ishullin korean, që qëndron lart në agjendën e Këshillit të Sigurimit”, thuhet në një komunikatë të ministrisë së jashtme suedeze.

Suedia është përmendur si një vend i mundshëm për takimin historik në mes të presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit koreano-verior, Kim Jong-un.

Shteti suedez ka një lidhje afat gjatë dhe të veçantë diplomatike me Korenë Veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat