Putin sfidon NASA’n amerikane: Rusia eksploron Marsin

Evropë

Putin sfidon NASA’n amerikane: Rusia eksploron Marsin

Më: 15 mars 2018 Në ora: 14:27
Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka paralajmëruar që Rusia vitin e ardhshëm do të lansojë misione për të eksploruar hapësirën, më konkretisht planetin Mars dhe Hënën

Këto deklarata presidenti rus i bëri këto deklarata gjatë një dokumentari që është zhvilluar në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale që mbahen më vonë këtë muaj.

“Po planifikojmë misione pa staf dhe më vonë me astronautë në hapësirën e thellë, së pari në Hënë e pastaj edhe për planetin Mars. Misioni i parë në mars do të zhvillohet më 2019”, tha Putin.

“Specialistët tanë do të tentojnë të aterojnë afër poleve për shkak se aty mund të ketë ujë”, tha Putin.

Mediat ruse planifikon që misionet të kulmojnë me ndërtimin e një baze ruse në Hënë rreth vitit 2050.

Rusia nuk ka tentuar të bëjë ndonjë mision në Mars që prej vitit 2011, kur dështoi lansimi i raketës Phobos-Grunt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat