Shtetet aleate të Britanisë dënojnë helmimin e ish-spiunit rus

Evropë

Shtetet aleate të Britanisë dënojnë helmimin e ish-spiunit rus

Më: 15 mars 2018 Në ora: 15:23
Personali ushtarak në Britani duke hetuar vendin e sulmit në Salisbury, foto nga arkivi.

Liderët e Francës, Gjermanisë, Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe kanë publikuar një deklaratë të përbashkët lidhur me rastin e helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia, duke thënë se fajësimi i Rusisë për sulmin ka qenë “shpjegimi i vetëm i besueshëm”.

Në këtë deklaratë dënohet “përdorimi i agjentit nervor për qëllime të sulmit në Evropë për herë të parë nga koha e Luftës së Dytë Botërore”, ndërsa akti është cilësuar sulm ndaj sovranitetit britanik.

Mbretëria e Bashkuar ka dëbuar 23 diplomatë rusë si shkak i këtij incidenti.

Kryeministrja, Theresa May ka vizituar sot vendin ku ka ndodhur helmimi.

“Ne e mbajmë Rusinë përgjegjëse për akt të tmerrshëm dhe të neveritshëm”, ka thënë ajo.

Rusia ka kundërshtuar ndonjë përfshirje në këtë sulm.

Zyrtarë rusë kanë premtuar se shteti i tyre do të ketë përgjigjje për dëbimin e diplomatëve rusë nga Britania.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat