Sekretari i Jashtëm Britanik: Lufta jonë është me Kremlinin e Putinit

Evropë

Sekretari i Jashtëm Britanik: Lufta jonë është me Kremlinin e Putinit

Më: 16 mars 2018 Në ora: 20:47
Boris Johnson dhe Vladimir Putin

Edhe sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson beson se “ka shumë gjasa” që presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar sulmin me agjent nervor kundër ish-spiunit rus, Sergei Skripal, dhe vajzës së tij, Yulia.

“Nuk kemi asgjë kundër rusëve. Nuk do të ketë rusofobi si rezultat i kësaj që po ndodh. Lufta jonë është me Kremlinin e Putinit. Ne mendojmë se ka shumë gjasa që ai ka marrë vendim të përdoret agjenti nervor në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar, në rrugët e Evropës, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Johnson.

Ndërkohë, Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov tha se çdo sugjerim se Putin ka qenë i përfshirë “është shkelje tronditëse dhe e pafalshme e rregullave diplomatike”.

Ai përsëriti se “Rusia nuk ka të bëjë asgjë me këtë ngjarje”.

Dy viktimat që janë sulmuar me agjentin nervor “Novichok” janë gjetur pa ndjenja në qytetin Salsbury të Britanisë më 4 mars, dhe vazhdojnë të mbeten në gjendje kritike për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat