Rusët të përçarë për zgjedhjet - Bota Sot
Rusët të përçarë për zgjedhjet

Evropë

E hënë, 23 korrik 2018

Rusët të përçarë për zgjedhjet

Më: 16 mars 2018 Në ora: 21:48
Putin

Problemet ekonomike vijojnë të mbeten shqetësimi kryesor i votuesve rusë, që në pak ditë do të vendosin për presidentin e ri të vendit. Duket se shumë qytetarë kanë humbur besimin se kreu i ardhshëm i shtetit do të mund ta ndryshojë situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi, ndërkohë që të tjerë thonë se Rusia me Vladimir Putin në krye ka përmirësime të dukshme.

Në prag të zgjedhjeve presidenciale të 18 marsit, ajo që shqetëson më shumë rusët duket se është çështja e mirëqenies ekonomike.

Shumë qytetarë theksojnë situatën e vështirë ekonomike me të cilën përballen disa shtresa të shoqërisë.

“Shtresat e varfra ekzistojnë dhe mezi mbijetojnë. Oligarkët shijojnë jetën, ndërsa të moshuarit, fëmijët e sëmurë nuk marrin asgjë nga çfarë qeveria duhet t’i sigurojë. Nuk e di cili president mund të na e japë këtë. Është për të ardhur keq që populli rus jeton në prag të varfërisë dhe zhdukjes.”

Të tjerë thonë se presidenti aktual Vladimir Putin ka arritur të përmirësojë jetët e tyre.

“Jeta është përmirësuar për ne. Politikat e jashtme dhe të brendshme kanë ndryshuar tërësisht për mirë, sipas këndvështrimit tim. Më pëlqen çdo gjë në politikën e Vladimir Putin. Do të votoj për të.”

Teksa presidenti ka mbizotëruar skenën politike të vendit për 18 vitet e fundit, Kremlini dhe aleatët po bëjnë gjithçka që pjesëmarrja në zgjedhjet e fundjavës të jetë e lartë.

Për autoritetet, ky do të jetë treguesi i vërtetë i popullaritetit të Putin, në mungesë të garës së mirëfilltë politike.

Por kritikët thonë se apeli për të tërhequr më shumë votues është një përpjekje cinike për të forcuar pozitat e Putin në krye të vendit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test