Sllovaki, protestuesit rrëzuan kryeministrin, tani kërkojnë zgjedhje të parakohshme

Evropë

Sllovaki, protestuesit rrëzuan kryeministrin, tani kërkojnë zgjedhje të parakohshme

Më: 17 mars 2018 Në ora: 22:04
Sllovaki

Duke mos u mjaftuar me dorëheqjen e kryeministrit Robert Fico, mjera protestues në Sllovaki kanë vijuar protestën duke përsëritur thirrjet zgjedhje të parakohshme.

Protesta paralele pati në 35 qytete të ndryshme të vendit. Sllovakia, vend anëtar i Bashkimit Europian është zhytur në trazira të mëdha që prej 1 muaji, menjëherë pasi gazetari 27-vjeçar, Jan Kuciak u gjet i vrarë në banesën e tij së bashku me të fejuarën e tij.

Kjo ngjarje shkaktoi revoltë në popull duke bërë që njerëzit të kërkojnë zgjedhje të parakohshme pasi qeveria aktuale është e paaftë të nxjerrë vendin nga tranzicioni, 30 vite pasi ka rënë komunizmi.

Protesta në Sllovaki ka qenë një ndër më masivet në vend që pas rënies së komunizmit në 1989

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat