Suedia thërret ambasadorin rus pas akuzave për gazin nervor - Bota Sot
Suedia thërret ambasadorin rus pas akuzave për gazin nervor

Evropë

E diel, 22 prill 2018

Suedia thërret ambasadorin rus pas akuzave për gazin nervor

Më: 19 mars 2018 Në ora: 19:28
Helmimi në Britaninë e Madhe.

Ministria suedeze e Punëve të Jashtme njoftoi sot se ka thërritur ambasadorin e Rusisë, pasi Moska ngriti dyshime se shteti nordik mund të kishte prodhuar armën kimike, që u përdor më 4 mars ndaj një ish-agjenti të dyfishtë, i cili ishte i strehuar në Britaninë e Madhe.

Zëdhënësi i ministrisë, Per Enerud i pyetur nga mediat suedeze e konfirmoi këtë lajm.

Ditën e shtunë, autoritetet ruse, të cilat thanë se nuk e kishin prodhuar kurrë këtë agjent nervor, pas vënies nën akuzë për helmimin e ish-agjentit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij në qytetin anglez të Salisbury, kishin cituar edhe Suedinë që, sipas tyre, kanë mundur ta prodhojnë këtë armë, raporton ATSH.

“Burimi më i mundshëm i këtij sulmi kimik janë shtetet që prej fundit të viteve të 90-ta dhe aktualisht, kryejnë kërkime intensive për substancat e projektit Noviçok”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Maria Zaharova.

“Këto shtete janë Britania e Madhe, Sllovakia, Republika Çeke dhe Suedia. Në lidhje me SHBA-në duhet gjithashtu t’i drejtohet kjo pyetje”, shtoi ajo.

Ministrja suedeze e Punëve të Jashtme, Margot Wallstrom reagoi në mënyrë të menjëhershme.

”Suedia hedh poshtë kategorikisht deklaratat e papranueshme dhe të pabazuara të zëdhënëses ruse të Ministrisë së Punëve të Jashtme, sipas së cilës agjenti nervor i përdorur në Salisbury mund të kishte ardhur nga Suedia”, shkruan ajo në Twitter.

”Rusia duhet fillimisht t’i japë përgjigje pyetjeve të Britanisë së Madhe”, shtoi ajo.

Autoritetet çeke dhe sllovake hodhën poshtë gjithashtu këto akuza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test