Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, i kërkoi sot presidentit rus, Vladimir Putin që të rivendosë një bashkëpunim për sigurinë e kontinentit europian në një letër përgëzimi me rastin e rizgjedhjes për një mandat të katërt.
“Kam mbështetur gjithnjë se marrëdhëniet pozitive mes BE-së dhe Federatës së Rusisë janë thelbësore për sigurinë e kontinentit tonë”, shkruan Juncker.
“Objektivi ynë i përbashkët duhet të jetë rivendosja e një rendi sigurie paneuropiane”, thekson presidenti i ekzekutivit europian.