Përgjysmohet numri i azilkërkuesve në BE - Bota Sot
Përgjysmohet numri i azilkërkuesve në BE

Evropë

E mërkurë, 18 korrik 2018

Përgjysmohet numri i azilkërkuesve në BE

Më: 20 mars 2018 Në ora: 14:46
Ilustrim

Rreth  650 000 persona kanë kërkuar azil në Bashkimin Europian në vitin 2017, një rënie prej pothuajse 50% krahasuar me një shifër rekord prej 1,26 milionë azilkërkues të regjistruar në vitin 2015, raportoi sot zyra statistikore e BE-së, Eurostat.

“Të dhënat e vitit 2017 flasin për mbi 100 000 shtetas sirianë, 47 500 irakianë dhe 43 600 afganë, të cilët kanë kërkuar azil”, sipas Eurostat.

Rreth 30% e tyre kanë kërkuar azil në Gjermani, e ndjekur nga Italia me 20%,  Franca me 14% dhe Greqia me 9%.

Mbi 30 000 aplikime për azil në 2017 iu dorëzuan autoriteteve në Spanjë, një rritje prej 96% krahasuar me vitin 2016.

Ndërkohë që, numri i aplikimeve në Gjermani pësoi një rënie prej 73% krahasuar me 2016.

Gjithashtu, Eurostat theksoi se pothuajse një milion kërkesa për azil kishin mbetur pezull, në fund të vitit 2017, ku Gjermania përbënte 48% të shifrës totale të aplikimeve për azil.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test