Qindra raste të zhdukjeve të detyrueshme në Pakistan

Evropë

Qindra raste të zhdukjeve të detyrueshme në Pakistan

Më: 20 mars 2018 Në ora: 14:48
Ilustrim

Shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, deklaroi në Komitetin për Politikë të jashtme të Parlamentit Evropian, se Kosova pret në fund të afatit të diskutimeve me Serbinë, një Kontratë Paqeje ku Serbia e pranon Kosovën si realitet i padiskutueshëm shtetëror.

“Kosova pret, që ky dialog të ketë një afat dhe më në fund, një marrëveshje detyruese, njëlloj Kontrate paqeje, ku Serbia ta pranojë realitetin e  Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur”, tha Pacolli.  

Ai në fjalimin para europarlamentarëve të Komitetit të fuqishëm për Politikë të jashtme kërkoi liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Ka rënë dramatikisht numri i kosovarëve që kërkojnë azil”, tha Pacolli, duke bërë krahasim me vendet që e kanë tashmë liberalizimin e vizave.

Ministri Pacolli duke iu referuar aluzioneve që e lidhin pavarësinë e Kosovës me Katalonjën, deklaroi se pavarësia e Kosovës është një proces i mbështetur në zhvillimet e brendshme të fundshekullit të 20-të, kur Kosova rrezikonte mbijetesën e saj, dhe OKB, NATO mbikëqyrën pavarësinë dhe më në fund Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e legjitimoi shpalljen e pavarësisë.

“Rrota e historisë nuk kthehet dot mbrapsht”, tha  ministri Pacolli.

Ai po ashtu bëri një pasqyrë të zhvillimeve të fundit në Kosovë lidhur me ekonominë, dialogun me Serbinë dhe punën e Gjykatës Speciale.

“Dhomat Speciale e humbin besueshmërinë nëse fillimi i punës së tyre shtyhet vazhdimisht”, u shpreh ministri Pacolli.

Të gjithë eurodeputetët, me në krye David McAllister, theksuan qartë perspektivën evropiane të Kosovës duke iu referuar votimit të sotëm nga Kuvendi i Kosovës, të Ligjit për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

“Votimi sot hap një dritare mundësish të shumta për Kosovën, duke filluar me liberalizimin e vizave. Mos e humbni këtë rast akoma”, ishte mesazhi i të gjithë eurodeputetëve, pa përjashtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat