Një inxhinier ka humbur jetën pasi një aeroplan “Red Arrows” u rrëzua në Anglesey të Britanisë.
“RAF Valley” konfirmoi se piloti i avionit mbijetoi dhe po merr trajtim në spital, raporton BBC.
Dëshmitarët okularë kanë raportuar se vetëm një person është nxjerrë nga avioni përpara se të dilnin flakët.
Një ekip mjekësor ka arritur në vendin e aksidentit, të cilët kanë konfirmuar vdekjen e inxhinierit.