Ambasadori britanik anashkalon takimin për helmimin e ish-spiunit rus

Evropë

Ambasadori britanik anashkalon takimin për helmimin e ish-spiunit rus

Më: 21 mars 2018 Në ora: 12:31
Ambasadori britanik në Moskë, Laurie Bristow.

Ambasadori britanik në Moskë, Laurie Bristow nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Ministria e Jashtme ruse, mbi helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Britani, ka thënë zëdhënësi i ambasadës.

Ministria e Jashtme ruse ka ftuar të gjithë ambasadorët e huaj në një takim, ku thuhet, se ekspertët e kontrollit të armëve do të diskutojnë mbi akuzat e Britanisë se Moska është përgjegjëse për sulmin me agjent nervor.

“Ambasadori nuk do të marrë pjesë dhe ne jemi duke e konsideruar mundësinë nëse do të dërgojmë përfaqësues në këtë takim”, ka thënë zëdhënësi i ambasadës.

Ish-spiuni rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia vazhdojnë të jenë në gjendje kritike, pasi më 4 mars iu ekspozuan një agjenti nervor. Londra thotë se ata iu ekspozuan një agjenti nervor të quajtur Novichok, e prodhuar në Rusi dhe e akuzojnë Moskën qëndron prapa këtij sulmi.

Rusia mohon çdo përfshirje në këtë incident.

Ministri i Jashtmë rus, Sergeo Lavrov sërish ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se hetimet e bëra nga Londra nuk kanë përfunduar.

“Nuk ka dyshim që udhëheqësia e tanishme britanike ka marrë një kurs për të minuar marrëdhëniet ruso-britanike”, ka thënë Lavrov sot, gjatë një konference për shtyp me homologun e tij japonez Taro Kono në Tokio.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat