Trump-Macron: Moska të përgjigjet për çështjen Skripal

Evropë

Trump-Macron: Moska të përgjigjet për çështjen Skripal

Më: 21 mars 2018 Në ora: 20:57
Donald Trump dhe Emmanuel Macron

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, gjatë një bisede telefonike, theksuan sot nevojën për t’i kërkuar llogari Rusisë mbi helmimin e ish-agjentit rus, Sergei Skripal në Britani të Madhe.

“Presidentët ritheksuan solidaritetin e tyre me Britaninë e Madhe pas përdorimit nga Rusia të armëve kimike kundër individëve në territorin britanik”, thuhet në një tekst të publikuar nga ekzekutivi amerikan.

“Ata ranë dakord mbi nevojën për të marrë masa që Moska të japë llogari”, sipas transkriptimit të telefonatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat