Belgjika dhe Britania përkujtojnë viktimat e sulmeve terroriste

Evropë

Belgjika dhe Britania përkujtojnë viktimat e sulmeve terroriste

Më: 22 mars 2018 Në ora: 09:00
Ilustrim

Belgjika dhe Britania përkujtojnë sot viktimat e dy sulme të ndara, që ndodhën më 22 mars të vitit 2016 dhe 2017.

Tridhjetëedy persona u vranë dhe mbi 300 u plagosën, në tri sulme të koordinuara në Belgjikë më 22 mars 2016. Dy sulme ndodhën në aeroportin Zaventem në Bruksel, ndërkaq një në stacionin e metrosë Maelbeek, në qendër të kryeqytetit belg. Përgjegjësinë për këto sulme e kishte marrë grupi militant Shteti Islamik. Ceremonia përkujtuese do të mbahet në Zvantem.

Në Londër, më 22 mars të vitit të kaluar, pesë persona u vranë dhe mbi 50 të tjerë u plagosën, pasi britaniku i konvertuar në islam, Khalid Masood, goditi me malinën e tij kalimtarët në urën Westminister në qendër të Londrës, përpara se të godiste për vdekje me thikë një zyrtar policor para parlamentit britanik.

IS kishte marrë përgjegjëinë për sulmin, por hetuesit kanë thënë se nuk kanë gjetur prova të bashkëpunimit në mes të sulmuesit dhe grupit terrorist.

Pas këtij sulmi, Britani ka qenë cak edhe i katër sulmeve të tjera, përfshirë tre sulme në Urën e Londrës, në Finsbury dhe në stacionin e metrosë Parsons Green.

Ministrja e Brendshme, Amber Rudd ka thënë se ceremonia përkujtuese për vitikimat e sulmit do të mbahet në kompleksin e parlamentit në Westminister.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat