Sarkozy për hetimin francez: Ma ka shndërruar jetën në ferr

Evropë

Sarkozy për hetimin francez: Ma ka shndërruar jetën në ferr

Më: 22 mars 2018 Në ora: 12:17
Ish presidenti francez, Nicolas Sarkozy

Ish presidenti francez, Nicolas Sarkozy ka deklaruar se pretendimet se ai ka pranuar financim për kampanjën e tij nga lideri i ndjerë i Libisë, Muammar Gaddafi, e kanë shndërruar jetën e tij në “ferr”.

“Jam duke u akuzuar pa asnjë provë fizike”është shprehur Sarkozy.

Ai është duke u hetuar për financim ilegal të kampanjës zgjedhore të 2007-ës, keqpërdorim të fondeve publike të Libisë dhe korrupsion pasiv.

Sarkozy, 63 vjeçar, ka mohuar të ketë bërë ndonjë veprim të paligjshëm.

Politikani i qendrës së djathtë, i cili ishte në mbajtje nga policia duke u marrë në pyetje për dy ditë, ka thënë se akuzuesit nga Libia po kërkojnë hakmarrje për vendimin e tij për alokimin e aeroplanëve luftarak të Francës gjatë kryengritjes që e largoi Gaddafin nga pushteti në 2011.

Veç Sarkozy është intervistuar edhe njëri nga këshilltarët e tij më të afërt, ish ministri Brice Hortefeux.

Për herë të pare Franca kishe nisur nje hetim në vitin 2012, lidhur me pretendimet se kampanja e Sarkozy kishte përfituar miliona euro në fondacione të paligjshme nga Gaddafi.

Pretendimet lidhur me këto financime kishin ardhur nga një biznesmen francez-libanez, Ziad Takieddia dhe disa zyrtarë të ish regjimit të Gaddafit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat