Tre viktima nga pengmarrja në Francë, vritet dhe autori, heroi ishte një oficer xhandarmërie

Evropë

Tre viktima nga pengmarrja në Francë, vritet dhe autori, heroi ishte një oficer xhandarmërie

Më: 23 mars 2018 Në ora: 14:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotesuar) - Policia e armatosur deri në dhëmbë vrau të dyshuarin që kishte qëlluar më herët 3 persona, në një sulm të armatosur të ndodhur në jug të Francës. Agresori i armatosur kishte vjedhur një makinë e më pas mori disa pengje në një supermarket të qytetit Trèbes.

Personi në fjalë, i identifikuar nga ministrat francezë si 26-vjeçari Redouane Lakdim, thuhet t’i kishte premtuar besnikëri grupit të Shtetit Islamik. Ai besohet të ketë vrarë dhe plagosur viktimat e tij gjatë një “argëtimi qitjeje” në disa incidente të veçuara, që nisën në Carcassonne, 15 minuta larg Trèbesit.

Ai thuhet të ketë qenë i armatosur rëndë dhe kishte kërkuar lirimin e Salah Abdeslamit, të dyshuarit më të rëndësishëm të mbetur gjallë nga sulmet e 13 nëntorit të vitit 2015 në Paris, ku mbetën të vrarë 130 persona të pafajshëm.

Më herët, kryeministri Edouard Philippe tha se, të gjitha shenjat të çonin drejt një “akti terrorist”. Agresori nisi të shtënat e tij në Carcassonne, thuhet nga raportimet e medieve, ku kishte vjedhur një automjet duke vrarë një pasagjer dhe duke plagosur drejtuesin e mjetit. Më pas, ai qëlloi e plagosi një polic, i cili po vraponte me kolegët e tij.

I dyshuari, i pajetë tashmë, kishte udhëtuar për pak kilometra drejt Trèbesit, ku mes britmave “Jam një ushtar i DAESH-it (Akronim i Shtetit Islamik në gjuhën arabe) mori disa pengje në supermarketin “Super U” në qytezën e vogël jugore franceze.

Qindra oficerë policie u dërguan menjëherë në vendngjarje, e përreth saj u krijua perimetri i sigurisë. Në këtë moment, një oficer Xhandarmërie 45-vjeçar doli vullnetar të shkëmbehej me një prej pengjeve, thonë disa raportime. “Ai la telefonin e tij të hapur gjatë operacionit, në mënyrë që policia të mund të monitoronte situatën”, njoftoi më tej ministri i Brendshëm Gerard Collomb për reporterët.

Kur policia dëgjoi të shtëna nga telefoni, ata u futën në aksion për të marrë nën kontroll situatën, aksion gjatë të cilit agresori u qëllua për vdekje. Oficeri i Xhandarmërisë, një nënkolonel i përshkruar nga ministrat si një hero, mbeti i plagosur.

I dyshuari ishte me origjinë marokene dhe i njohur nga shërbimet sekrete franceze, shtoi më tej Collomb. “Ai njihej për disa krime të vogla. E kishim nën monitorim, por nuk mendonim se ishte radikalizuar”, tha ai për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

Tashmë, hetimin po e udhëheqin prokurorët e antiterrorizmit. Franca është goditur disa herë nga sulme vdekjeprurëse xhihadiste që prej vitit 2015, e mbetet ende në gjendje të lartë gatishmërie prej atëherë. Gjithsesi, emergjenca shtetërore e vendosur që prej sulmeve të vitit 2015 në Paris, u hoq vetëm në muajin tetor të vitit 2017.

Në shkurt të këtij viti, Salah Abdeslam doli në gjyq në Belgjikë për ngjarjet e ndodhura në Bruksel, aty ku ai u kap disa muaj pas sulmeve të Parisit. Gjithsesi, ai nuk pritet të dalë për gjykim në Francë, të paktën deri në vitin 2020.

***

Policia ka sulmuar në supermarketin francez dhe ka vrarë pjesëtarin e ISIS, i cili po mbante pengje, i cili kishte vrarë një njeri para fillimit të rrethimit të tij.

Fanatiku, i armatosur me një armë, thika dhe granatë, kishte rrëmbyer një makinë, duke vrarë një pasagjer dhe duke plagosur shoferin, përpara se të qëllonte policët në Carcassonnë, në jugperëndim të Francës dhe të ngiste veturën në supermarketin në Trebes.

***

Hyri duke thënë “Jam i ISIS-it” dhe qëlloi me armë zjarri kundër klientëve dhe punonjësve të një supermarketi në Trebes, në jug të Francës.

Ajo që fillimisht u duk të ishte një grabitje, rezultoi në një sulm të armatosur nga një person në të tridhjetat, i cili thërriti “Zoti është i madh” në gjuhën arabe. Një dëshmitar i cituar nga mediat lokale tregon se agresori kishte thënë se po hakmerrej për luftën në Siri.

“Ju po bombardoni Sirinë dhe tani duhet të vdisni”, mësohet të ketë thënë ai. E përditshmja “La Depeche”, që citon kryebashkiakun e Trebes, Eric Menassi, bëri të ditur se burri kishte nxjerrë pistoletën duke qëlluar 5 herë, me pasojë vdekjen e dy personave. Sipas dëshmive, atentatori kishte me vete edhe granata. Ndërkohë, viktima e tretë është gjetur në Carcassone dhe dyshohet të ketë si autor 30-vjeçarin e sulmit në supermarket. Mendohet se viktima e tretë është vrarë me plumb në kokë dhe i është marrë makina.

Kryeministri francez, Edouard Philippe e cilësoi situatën si tepër të rëndë, duke pohuar se informacionet e deritanishme sugjerojnë se bëhet fjalë për një sulm terrorist. Klientët e marrë peng arritën të largoheshin pak më vonë, ndërsa personi i armatosur qëndroi brenda bashkë me një polic.

Policia franceze njofton se ka vrarë pengmarrësin pas një ndërhyrje që bëri në supermarketin ku ai mbante prej disa orësh 10 pengje. Më herët ai kish vrarë dy pengje dhe një polic, të cilit i kishte marrë makinën.

I dyshuari mendohej se ishte i armatosur rëndë dhe ka kërkuar lirimin e Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor për sulmet e Parisit në 13 nëntor 2015, kur u vranë 130 persona.

***

Hyri duke thënë “Jam i ISIS-it” dhe qëlloi me armë zjarri kundër klientëve dhe punonjësve të një supermarketi në Trebes, në jug të Francës.

Ajo që fillimisht u duk të ishte një grabitje, rezultoi në një sulm të armatosur nga një person në të tridhjetat, i cili thërriti “Zoti është i madh” në gjuhën arabe. Një dëshmitar i cituar nga mediat lokale tregon se agresori kishte thënë se po hakmerrej për luftën në Siri.

“Ju po bombardoni Sirinë dhe tani duhet të vdisni”, mësohet të ketë thënë ai. E përditshmja “La Depeche”, që citon kryebashkiakun e Trebes, Eric Menassi, bëri të ditur se burri kishte nxjerrë pistoletën duke qëlluar 5 herë, me pasojë vdekjen e dy personave. Sipas dëshmive, atentatori kishte me vete edhe granata.

Kryeministri francez, Edouard Philippe e cilësoi situatën si tepër të rëndë, duke pohuar se informacionet e deritanishme sugjerojnë se bëhet fjalë për një sulm terrorist. Klientët e marrë peng arritën të largoheshin pak më vonë, ndërsa personi i armatosur qëndroi brenda bashkë me një polic.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos afrohen atje.

I dyshuari mendohet se është i armatosur rëndë dhe ka kërkuar lirimin e Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor për sulmet e Parisit në 13 nëntor 2015, kur u vranë 130 

Një njeri i armatosur besohet se ka vrarë së paku dy persona, përderisa tre të tjerë kanë mbetur të lënduar nga një pengmarrje që është duke vazhduar në Trebes, në pjesën jugore të Francës.

Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, ku pengmarrësi ende po qëndron brenda një marketi.

I dyshuari ka shfaqur lidhje me shtetin islamik ISIS.

AFP raporton se shumica e punëtorëve dhe klientëve që në ato momente gjendeshin në market, kanë arritur disi që të largohen.

Autoritetet janë shfaqur mjaft të shqetësuara lidhur me rastin duke thënë se të gjitha shenjat tregojnë për një sulm të mundshëm terrorist.

Që nga viti 2015 Franca është goditur nga një numër i madh i sulmeve terroriste që lanë pas shumë viktima.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat