BE'ja bën planin për një "zonë ushtarake Shengen"

Evropë

BE'ja bën planin për një "zonë ushtarake Shengen"

Nga: ATSH Më: 28 mars 2018 Në ora: 23:56
Ilustrim

Komisioni Europian prezantoi sot një plan veprimi për të përmirësuar lëvizshmërinë e trupave dhe të pajisjeve ushtarake në kontinentin europian, në kuadrin e tensioneve në rritje me Rusinë.

Objektivi i Brukselit është që të heqë përgjithnjë pengesat ligjore që pengojnë lëvizjet ushtarake ndërkufitare dhe për të përshtatur infrastrukturat rrugore dhe hekurudhore për transportimin e mjeteve si tanket.

Kjo iniciativë hyn në strategjinë e krijimit të një Europe të Mbrojtjes, një sektor në të cilin shumica e vendeve e ruajnë me xhelozi sovranitetin kombëtar.

Para se të fillojnë projektet konkrete, që do të vijnë më vonë, ekzekutivi europian filloi të mërkurën një testim të situatës aktuale për lëvizshmërinë ushtarake dhe ka përcaktuar një kalendar për muajt e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat