Rregulli i ri i BE’së: Brenda tri viteve, të gjithë automobilët duhet ta kenë këtë pajisje

Evropë

Rregulli i ri i BE’së: Brenda tri viteve, të gjithë automobilët duhet ta kenë këtë pajisje

Më: 1 prill 2018 Në ora: 13:30
ilustrim

Të gjithë automobilët e rinjë që do të shiten në Bashkimin Europian do ta kenë obligative të kenë të integruar një sistim të veqantë  i cili do të thërret për ndihmë në rast të aksidenteve në trafik.

Sekretari i Shoqatës Europiane të Prodhuesve të Makinave, ACEA Erik Jonert, tha se sistemi eCall “ka potencialin për të shpëtuar shumë jetë duke zvogëluar kohën e një përgjigje emergjente”.

Sensorët në makinë do të tregojnë automatikisht vendndodhjen, kohën dhe drejtimin në të cilin automjeti po lëvizte kur ndodhi një aksident.

Sistemi eCall u miratua nga 28 shtete anëtare të BE-së në 2015 dhe nga kjo fundjavë fillon periudha e tranzicionit trevjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat