Fitojnë azil në vendet e BE-së, por duan Gjermaninë

Evropë

Fitojnë azil në vendet e BE-së, por duan Gjermaninë

Më: 9 prill 2018 Në ora: 15:14
Gjermani

Gjermania po përballet me trefishimin e numrit të azilkërkuesve që kanë fituar të drejtën e azilit në një vend tjetër anëtar të Bashkimit Europian.

Duke cituar mediet gjermane, “Deutsche Welle” thotë se, gjatë vitit 2017 u paraqitën 8.210 kërkesa të tilla, ndërsa një vit më parë ishin regjistruar vetëm 2.997 raste të kësaj natyre.

Shifrat, sipas “Welt am Sonntag”, vijnë nga Zyra për Emigrantët dhe Refugjatët, “BAMF”.

Kërkesa si këto zakonisht refuzohen, sepse mendohet që një person që ka fituar azil në një vend të BE-së nuk ka sesi e kërkon atë sërish në Gjermani.

Por realiteti flet ndryshe. Një numër tepër i vogël i këtyre individëve dëbohen në fund drejt vendit ku janë paraqitur për herë të parë. Edhe pse personat që e kanë fituar statusin e refugjatit gjetkë e kanë të pamundur njohjen e tij në Gjermani, ata mund të kërkojnë mbështetje juridike që të mos largohen nga vendi.

Në gjithë këtë mes, njëri prej qëllimeve kryesore të BE-së është që të evitohet i ashtuquajturi “asylum shopping”. Megjithatë, kryetari i Gjykatës Administrative në Berlin, Christian Gau flet për shumë raste parandalimi të dëbimit në Itali apo shtete të tjera të bllokut, duke përmendur në veçanti personat me ndonjë sëmundje, pa prind apo nënave që jetojnë vetëm me fëmijë.

Shpesh në këto vendime thuhet se, në vendin prej nga ka ardhur një person i caktuar nuk ekzistojnë kushtet për strehim të duhur, ushqim të mjaftueshëm dhe kujdes mjekësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat