Ukrainë: Policia kontrollon shtëpinë dhe zyren e ligjvënëses së burgosur

Evropë

Ukrainë: Policia kontrollon shtëpinë dhe zyren e ligjvënëses së burgosur

Më: 10 prill 2018 Në ora: 13:54
Nadia Savchenko

Zyrtarët policorë të Ukrainës kanë kontrolluar shtëpinë dhe zyren e ligjvënëses Nadia Savchenko, e cila është në burg dhe po pret gjykimin. Ajo po akuzohet nga autoritetet ukrainase se ka planifikuar sulm terrorist ndaj Parlamentit.

Dy avokatët e Savchenkos, Dmytro Buhay dhe Oleh Solovey kanë thënë se zyrtarët e Shërbimit të Sigurisë (SBU) kanë kryer kontrollet sot.

Nëna e Savchenkos ka thënë se zyrtarët kanë konfiskuar një pistoletë të vajzës së saj, e cila e kishte marrë këtë armë si çmim.

Zëdhënsja e SBU, Olena Hitlyanska ka thënë se kontrollet e sotme janë bërë në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj Savchenkos, një ish-pilote ushtarake.

Një gjykatë në Kiev ka urdhëruar që Savchenko që qëndrojë për dy muaj në burg deri sa të dalë para gjykatës.

Savchenko dhe Volodymyr Ruban akuzohen se kanë planifikuar që ta rrëzojnë qeverinë, duke ndërmarrë një “sulm terrorist”.

Ligjvënësja ukrainase vazhdimisht është shprehur se është e pafajshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat