Vuçiq pozicionohet në anën e Rusisë për rastin “Skripalj”

Evropë

Vuçiq pozicionohet në anën e Rusisë për rastin “Skripalj”

Më: 13 prill 2018 Në ora: 13:08
Aleksandar Vuçiq

“Serbia konsideron se nuk është e mundur ta akuzosh Rusinë për helmimin e ish spiunit rus Sergei Skripalj dhe vajzës së tij Yulia pa pasur asnjë provë”, ka deklaruar kryetari serb Aleksandar Vuçiq.

“Serbia dënon përdorimin e armëve kimike në gjithë botën, por pa prova është e pamundur të akuzohet Rusia për një gjë të tillë, siç kanë bërë vendet perëndimore. Madje Bashkimi Evropian ka marrë vendim ta dënojë Rusinë në bazë të pretendimeve britanike se gjoja Rusia ka bërë një gjë të tillë. Kështu nuk duhet reaguar”, ka thënë Vuçiq.

Të përkujtojmë, Sergei Sripalj dhe vajza e tij Yulia ishin helmuar më 4 mars në Solsberi të Anglisë me gaz helmues i cili ishte prodhuar në Rusi dhe të cilin ajo e posedon. Autoritetet britanike, pas hulumtimeve kanë ardhur në përfundim se ky helm është përdorur nga ana e pushtetit rus, dhe e kanë akuzuar Moskën për sulm me armë kimike në territorin e Britanisë së Madhe, ashtu si edhe shumë shtete të BE, SHBA dhe Kanadaja.

Me këtë rast një numër shumë i madh i shteteve ka vendosur t’i dëbojë diplomatët rus, më shumë se 100 sish, nga vendet e tyre, gjë që Rusia e ka quajtur akt armiqësor ndaj tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat