Qëndrimi i ashpër i Merkelit ndaj Rusisë përballet me rezistencë në Gjermani

Evropë

Qëndrimi i ashpër i Merkelit ndaj Rusisë përballet me rezistencë në Gjermani

Më: 16 prill 2018 Në ora: 16:57
Ministri për Çështje Evropiane i Gjermanisë, Michael Roth, foto nga arkivi.

Ministri për Çështje Evropiane i Gjermanisë, Michael Roth, ka bërë thirrje të hënën për një politikë të re për ulje të tensioneve me Rusinë, duke shtuar një reagim më shumë drejt kancelares gjermane, Angela Merkel për të moderuar qëndrimin e ashpër ndaj Kremlinit, transmeton Reuters.

Kancelarja konservatore ka mbështetur Britaninë pas helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Sallsbëri, duke dëbuar katër diplomatë rusë pavarësisht se klasa polike e sheh me dyshim konfrontimin e Gjermanisë me gjigantin lindor.

Ministri Roth, njëherësh anëtar i partisë Social-Demokrate (SPD), ka thënë se derisa Bashkimi Evropian duhet të ketë një qëndrim të përbashkët ndaj Rusisë, sanksionet duhet të kenë qëllim dërgimin e Moskës në tavolinën e negociatave.

Shumë shtete Perëndimore janë duke bërë presion për një qasje më kritike kundër Moskës, pasi presidenti rus, Vladimir Putin vazhdon të mbështet presidentin sirian Bashar al-Assad, i cili akuzohet për përdorimin të armëve kimike në luftën shtatëvjeçare në Siri.

Tonet e Merkelit ndaj Rusisë janë ashpërsuar sidomos pas vendimit të Moskës për të aneksuar Krimenë nga Ukraina.e

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat