Partia e Merkel kritike ndaj projekteve të Macron për zonën euro - Bota Sot
Partia e Merkel kritike ndaj projekteve të Macron për zonën euro

Evropë

E hënë, 16 korrik 2018

Partia e Merkel kritike ndaj projekteve të Macron për zonën euro

Më: 16 prill 2018 Në ora: 21:45
Angela Merkel dhe Emmanuel Macron

Partia konservatore e Angela Merkel u distancua sot me projektreformat në zonën euro të presidentit francez, Emmanuel Macron, një ditë para fjalimit të këtij të fundit në Parlamentin Evropian.

Unioni Demokristrian (CDU) i kancelares Merkel kritikoi në mënyrë të veçantë idenë e krijimit të një buxheti të zonës euro për të ndihmuar investimet.

“Mendoj se nuk do të ishte një ide e mirë, të kemi një buxhet të dytë të ndryshëm nga ai që ekziston tashmë në Bashkimin Europian”, theksoi për shtypin sekretarja e përgjithshme dhe numri dy i lëvizjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, një bashkëpunëtore e afërt e Angela Merkel.

“Bashkimi Europian, pas Brexit, ka shumë sfida buxhetore përpara, për të kompensuar largimin e Britanisë së Madhe”, theksoi ajo.

Ajo nënvizoi gjithashtu se vendet e zonës euro përbënin 85% të buxhetit të plotë aktual të BE-së dhe nga ky fakt një buxhet i dytë duket i vështirë për t’u krijuar.

“Si pasojë, ne jemi të mendimit se duhet të kemi si prioritet të merremi me çështjen e buxhetit kryesor të Bashkimit Europian”, shtoi Kramp-Karrenbauer.

Ajo u shpreh në përfundim të një takimi të deputetëve të partisë demokristiane dhe aleatit bavarez (CSU), lëvizje ende shumë skeptike ndaj propozimeve europiane të presidentit francez, Emmanuel Macron.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test