Konashenkov: Sistemet antiajrore ruse ishin efektive në Siri

Evropë

Konashenkov: Sistemet antiajrore ruse ishin efektive në Siri

Më: 16 prill 2018 Në ora: 22:51
Igor Konashenkov

Ushtria ruse njoftoi se sistemet e mbrojtjes ajrore të prodhimit rus ishin shumë efektive në ndërhyrjen ndaj raketave të lacuara nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Franca në natën e premte.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, gjeneralmajori Igor Konashenkov tha sot se forcat siriane përdorën sistemin mbrojtës antiajror "Pancir S-1" të prodhimit rus gjatë sulmit perëndimor në Siri.

Pas përfundimit të sulmit raketor, aleatët njoftuan se kanë kryer me sukës sulmin ndaj caqeve siriane, kurse Rusia ka pretenduar se ka rrëzuar pjesën më të madhe të raketave të hedhura nga tri fuqitë perëndimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat