Merkel: Aleanca transatlantike është një thesar i madh

Evropë

Merkel: Aleanca transatlantike është një thesar i madh

Më: 19 prill 2018 Në ora: 16:19
Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se planifikon të adresojë edhe tema të vështira me presidentin amerikan, Donald Trump, kur të takohen javën e ardhshme në Uashington.

"Jemi në një kohë kur kemi edhe dallime", tha Merkel, por shtoi se, pavarësisht dallimeve, ajo e mbështet aleancën transatlantike.

Aleanca "është një thesar i madh që dua ta mbaj gjallë dhe ta kultivoj", tha Merkel.

Ajo do të vizitojë Uashingtonin më 27 prill, për të dytën herë me radhë prejse Trump ka marrë detyrën në janar të vitit të kaluar.

Dy liderët thuhet se kanë dallime mbi tregtinë e lirë, ndryshimet klimatike dhe trajtimin e disa marrëveshjeve dhe organizatave globale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat