Masakrohet me thikë çifti i bashkëshortëve brenda banesës

Evropë

Masakrohet me thikë çifti i bashkëshortëve brenda banesës

Më: 19 prill 2018 Në ora: 22:36
Foto ilustrim

Një çift bashkëshortësh është masakruar me thikë brenda banesës së tyre në Qipro. Viktimat janë Giorgos Hatzigeorigiou 60 vjeç dhe Ntina Sergiou. 60-vjeçari punonte në shkollën angleze në Nikosi, ndërsa bashkëshortja e tij në Bankën Qëndrore.

Persona të maskuar hynë në shtëpinë e tyre dhe i qëlluan disa herë me thikë, duke bërë që çifti të humbiste jetën nga gjakderdhja. Sipas ekspertizës paraprake mjeko-ligjore, burri ishte qëlluar 30 herë me thikë, kurse në trupin e gruas kishte 10 plagë kryesisht në qafë dhe në gjoks.

Në momentin që ndodhi vrasja, në banesë ishte edhe djali 15-vjeçar i çiftit, i cili njoftoi i tronditur fqinjët, të cilët më pas lajmëruan policinë. Ai u tha hetuesve se persona të maskuar hynë në banesë dhe qëlluan me thikë prindërit e tij. Policia qipriote është duke hetuar për të identifikuar autorët e vrasjes së çiftit të bashkëshortëve dhe për të zbardhur shkaqet e krimit të dyfishtë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat