Në vend të vizave për Ballkanin, ‘hyrjet’ për BE prej vetëm shtatë euro

Evropë

Në vend të vizave për Ballkanin, ‘hyrjet’ për BE prej vetëm shtatë euro

Më: 26 prill 2018 Në ora: 16:47
Ilustrim

Qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të detyrohen prej vitit 2021 përmes internetit nga BE-ja të marrin leje për hyrje në hapësirën Shengen, duke paguar shtatë euro.

Edhe pse ata nuk kanë nevojë për vizë, siç konfirmohet nga agjencia e lajmeve Beta, qytetarët do të duhet të paguajnë një tarifë si pjesë e masave që do të hyjnë në fuqi në vitin 2021.

Ky vendim, i cili u shpall vjeshtën e kaluar dhe për të cilin u pajtuan ambasadorët e vendeve të BE-së, tani duhet të konfirmohet nga Parlamenti Evropian dhe më pas të miratohet nga Këshilli i Ministrave të BE-së, dhe nga janari 2021 do të hyjë në fuqi brenda sistemit Ethias.

Kjo do të përfshijë të gjithë shtetasit e vendeve jashtë Bashkimit Evropian, të cilat nuk kanë nevojë të kërkojnë një vizë hyrëse në zonën Shengen, duke përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, thanë  zyrtarë në Këshillin e Ministrave.

Pas bërjes së kërkesës, udhëtari i cili ka për qëllim të shkojë në zonën Shengen brenda 96 orëve do të marrë një përgjigje, përkatësisht 96 orë pasi në sistemin Ethias të pranohet kërkesa, nëse është e nevojshme për verifikim shtesë të të dhënave.

Leja për udhëtim do të jetë e vlefshme për tre vjet, deri në fund të vlefshmërisë së dokumenteve të udhëtimit, sipas një shpjegimi të masave brenda sistemit Ethias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat