Fundjava me temperatura të larta, vapë në të gjithë Europën

Evropë

Fundjava me temperatura të larta, vapë në të gjithë Europën

Më: 27 prill 2018 Në ora: 09:06
Ilustrim

Këtë fundjavë temperaturat do të shkojnë mbi 30 gradë Celcius, por do të ketë edhe shira, kryesisht në zonat veriore të vendit.

Sipas Meteoalb, e premtja dhe fundjava, dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke sjellë edhe shira të përkohshëm. Sipas zonave, të premten shirat priten në zonat malore por gjatë natës edhe në Perëndim. Të shtunën pasdite priten shira në zonat Veriore dhe Lindore ndërsa e diela sjell shira të përkohshëm në zonat veriore të vendit.

Temperaturat e ajrit rriten me 2°C të premte; po ashtu rritje sjell edhe e shtuna ndërsa dita e diel do të ruajë vlera termike thuajse konstante (MIN/MAX: nga 9 në 32°C).

Meteoalb bën të ditur se pjesa më e madhe e Europës do të përjetojë temperatura të larta deri në fund të muajit Prill 2018. Në Europën Juglindore dhe rajonin e Ballkanit do të shënohen temperatura mbi 33°C.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat