Vrau mësuesen e tij me thikë në klasë

Evropë

Vrau mësuesen e tij me thikë në klasë

Më: 28 prill 2018 Në ora: 12:35
Ann Maguire

Ann Maguire ishte therur me thikë për vdekje në klasën e saj nga një nxënës me probleme psikike.

Bashkëshorti I mësueses së ndjerë Ann Maguire, që u ther me thikë në klasën e saj nga një 15 vjeçar, në Britani, ka thyer  heshtjen e tij duke u ankuar se vrasësi është trajtuar më mirë nga shteti se ata.

Don Maguire kujton freskët ngjarjen dhe kujtimet për bashkëshorten. “Nuk ndalen asnjëherë”, thotë ai për Daily Mail në Britani.

Sot bëhen katër vite që kur Ann ishte therur me thikë në klasën ku po jepte mësim. Ajo ishte 61 vjeç dhe kishte kaluar më shumë se katër dekada si mësimdhënëse në shkollën “Corpus Christi” në  Leeds. Në mëngjesin kur ajo është vrarë ajo kishte diskutuar edhe për pensionimin e saj.

Vetëm 15 vjeç në atë kohë Will Cornick e ndaloi këtë dëshirë të saj duke e therur në klasë me thikë. Ai u dënua me tre vjet burg .

Cornick thuhet të ketë përjetuar një hidhërim serioz me mësuesen e tij dhe nuk është penduar asnjëherë për vrasjen e saj. Psikiatri kishte konstatuar se ai ka pasur çrregullime psikike.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat