Britania e Madhe: Shteti Islamik vazhdon ta rrezikojë Evropën

Evropë

Britania e Madhe: Shteti Islamik vazhdon ta rrezikojë Evropën

Më: 14 maj 2018 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

Agjencia britanike e inteligjencës (MI5) ka paralajmëruar se grupi militant, Shteti Islamik ende ka synime për të kryer sulme “më komplekse” në Evropë, pasi ka humbur territorin në Lindje të Mesme.

Drejtori i kësaj agjencie, Andrew Parker do të tregojë më shumë hollësi në një takim me shefat evropianë të sigurisë në Berlin.

Ai po ashtu do të dënojë Rusinë për helmimin në Sallsbëri.

Parker pritet që raportojë për ndalimin e 12 sulmeve terroriste në Mbretërinë e Bashkuar prej sulmit në Uestminstër më 2017.

Fjalimi tij vjen pasi një person ka vdekur edhe katër të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me thikë në Paris të shtunën.

Grupi militant, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat