Kroacia planifikon të vendosë zgjerimin e BE-së në plan të parë gjatë Presidencës së Unionit në vitin 2020, transmeton Hina.
Shefja e diplomacisë kroate, Maria Pejçinoviq tha sot se Kroacia dëshiron që gjatë udhëheqjes me Presidencën Evropiane të organizojë një takim ndërmjet kreut të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në të cilin zgjerimi i Unionit do të kthehej në plan të parë.
Ministrja kroate e ka quajtur të rëndësishëm samitin e nesërm në Sofje, duke thënë se do të dërgohet porosia se ka vendosmëri të qartë të BE-së për gjithë rajonin, përfshirë Kosovën, të cilën ende pesë vende të BE-së nuk e kanë njohur.