Kataloni: Udhëheqësi i ri Torra i vendosur për të arritur pavarësinë

Evropë

Kataloni: Udhëheqësi i ri Torra i vendosur për të arritur pavarësinë

Më: 17 maj 2018 Në ora: 13:53
Quim Torra, kreu i ri i Katalonisë

Separatisti katalan Quim Torra u betua si kreu i ri i rajonit spanjoll, me kërkesat e tij për një Kataloni të pavarur.

Torra zyrtarisht mori detyrën në një ceremoni në kryeqytetin katalan, Barcelonë, ku ai u zgjodh nga ligjvënësit separatistë të parlamentit katalanas. Në shenjë të tensionit të zjarrtë, qeveria e Spanjës në Madrid, e cila zakonisht dërgon një përfaqësues në ceremoninë e qeverisë rajonale, nuk pranoi të merrte pjesë në betim.

Ceremonia e së enjtës ishte me sinjale të theksuara që duket se kishin për qëllim autoritetet qendrore spanjolle. Torra kishte vetëm flamurin e kuq dhe të verdhë prapa tij gjatë ceremonisë, ndërsa, flamuri spanjoll mungonte.

Gjithashtu, në betimin e tij ai premtoi se do të jetë besnik ndaj popullit të Katalonjës, duke mos bërë me dije respektin e tij ndaj Kushtetutës së Spanjës dhe as ndaj mbretit spanjoll.

Qeveria spanjolle thotë se nuk mund t’i jap pavarësinë Katalonjës, sepse në kushtetutën e Spanjës thuhet se ajo pjesë është "e pandashme". Mbreti Felipe VI ka mbështetur publikisht qëndrimin e qeverisë spanjolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat