Për shkak të Sirisë, Merkel takon Putinin

Evropë

Për shkak të Sirisë, Merkel takon Putinin

Më: 18 maj 2018 Në ora: 13:42
Vladimir Putin dhe Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin, për të diskutuar rreth konflikteve në Siri dhe Ukrainë.

Udhëtimi i sotëm i Merkelit drejt qytetit rus Soçi është i pari pas një viti, dhe vjen në një kohë të tensioneve në mes të Berlinit dhe Moskës. Gjermania ka dënuar aneksimin e gadishullit  të Krimesë si dhe mbështetjen për presidentin sirian, Bashar Assad.

Mirëpo, me të marrë mandatin e katërt, Merkel është duke provuar që të afrohet me Putinin në një përpjekje për të hedhur dritë në krizat afatgjata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat