Familja Mbretërore falënderuese ndaj atyre që iu gëzuan dasmës së Princit Harry dhe Meghan

Evropë

Familja Mbretërore falënderuese ndaj atyre që iu gëzuan dasmës së Princit Harry dhe Meghan

Më: 20 maj 2018 Në ora: 09:35
Princ Harry dhe Meghan Markle

Familja Mbretërore ka falënderuar ata që udhëtuan në Windsor për martesën e Princit Harry dhe Meghan Markle.

Mijëra njerëz një ditë më parë u rreshtuan në rrugë për të parë çiftin në ditën e tyre të madhe, ndërsa shumë më tepër e shihnin ceremoninë në televizion në të gjithë globin.

Festimet e dasmave përfunduan me një darkë e karakterizuar me një veshje mbretërore në ngjyrë të zezë dhe fishekzjarre në Shtëpinë e Frogmore, pranë Kështjellës Windsor.

Dyqind miqtë dhe familjarët më të afërt të Meghan dhe Harryit morën pjesë në veprimtarinë e mbajtur nga Princi Charles.

Çifti nuk pritet të largohet menjëherë për muajin e mjaltit, duke zgjedhur në vend të kësaj të qëndrojë në Britani të Madhe përpara se të marrë një pushim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat