‘Macron mund të jap ide për Ballkanin, por nuk mund të vendosë diçka’

Evropë

‘Macron mund të jap ide për Ballkanin, por nuk mund të vendosë diçka’

Më: 21 maj 2018 Në ora: 10:53
Emenal Macron

Pa vendet e Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Evropian nuk është komplet ose i bashkuar, ka thënë kreu i Komitetit të Parlamentit Evropian për Bashkëpunim, Eduard Kukan.

Kukan në një intervistë për të përditshmen beogradase, Vecernje Novosti, ka thënë se qëndrimet e presidentit francez Emenal Macron lidhur me vendet e Ballkanit Perëndimor ‘kanë qenë vetëm disa pikpamje’.

“Pozicioni i Macronit është vetëm një nga pikëpamjet në debatin e madh lidhur me të ardhmen e Bashkimit Evropian. Kjo është vetëm një nga idetë, të cilën unë e kundërshtoj ashpër dhe nuk pajtohem fare dhe mund të ju them se nuk jam i vetmi që nuk pajtohem me qëndrimet e Macron. Gjermania, për shembull, ka pikëpamje të ndryshme nga ai lidhur me vizionin në reformën e eurozonës”, ka thënë Kukan.

“Natyrisht, ajo që thotë Macron nuk është se duhet lënë anash pasiqë Franca është një vend i madh, por megjithatë, është vetëm një nga idetë e tij”, ka thënë Kukan.

Sipas tij, Macron i takon një gjenerate të re liderësh që ka ambicie shumë të mëdha “por pa një mbështetje të fuqishme të Gjermanisë, ai nuk do të mund t’i implementojë idetë e tij për të ardhmen e Bashkimit Evropian”, ka thënë Kukan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat