Britania me inteligjencë artificiale do të shpëtojë 20 mijë jetë në vit

Evropë

Britania me inteligjencë artificiale do të shpëtojë 20 mijë jetë në vit

Më: 21 maj 2018 Në ora: 13:34
Theresa May

Më shumë se 20 mijë jetë do të shpëtohen çdo vit falë planit të kryeministres së Britanisë së Madhe, Theresa May për të përdorur inteligjencën artificiale për t’i diagnostifikuar pacientët me kancer para se simptomat të zhvillohen.

Kryeministrja planifikon që të sfidojë sistemin shëndetësor aktual duke përdorur teknologjinë e mençur për të përparuar diagnozën e kancerit në prostatë, e mushkëri.

Planet përfshijnë mbledhjen e të dhënave gjenetike të njerëzve, regjistrin mjekësor si dhe shprehitë e tyre, siç është pirja e duhanit, për të identifikuar ata që janë më së shumti në rrezik nga kanceri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat