Protestoi kundër Macron, e përqeshin për shaminë

Evropë

Protestoi kundër Macron, e përqeshin për shaminë

Më: 21 maj 2018 Në ora: 15:02
Maryam Pougetoux

Një studente franceze ka pranuar kritika nga vet ministrat, nën akuzat se ka përdorur shaminë për përfitime politike. Mirëpo, ajo këta zëra i ka quajtur patetik.

Ministri francez i punëve të brendshme ka kritikuar studenten Maryam Pougetoux sepse dha një intervistë me shami, ku flet për protestat e studentëve kundër reformave në sistemin e edukimit të bëra nga presidenti Emmanuel Macron.

Sipas tij, kjo paraqitje ishte provokim dhe një veprim shokues.

“Është feja ime”, ka thënë studentja për Buzzfeed, duke shtuar se mbulesa e saj nuk paraqet asnjë prapavijë politike.

19 vjeçarja  e cila është kryetare e një grupi të studentëve në Paris, është tallur në media sociale pasi ishte shfaqur në publik me shami në kokë.

Studentët kanë filluar të protestojnë në muajin mars kundër planeve që universitetet publike për herë të parë të kenë fuqinë për të vënë kriteret bazë për pranimin e studentëve. Kjo është në kundërshtim me politikën e tanishme, ku secili të diplomuar i sigurohet një vend në universitetet publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat