Suedia i këshillon qytetarët se si të veprojnë në rast lufte

Evropë

Suedia i këshillon qytetarët se si të veprojnë në rast lufte

Më: 21 maj 2018 Në ora: 19:03
Ilustrim

Qytetarët e Suedisë do të marrin udhëzime javën e ardhshme, se si të veprohet në rast të shpërthimit të luftës.

Në fletushkën "Nëse ka një krizë apo luftë", në 20 faqet e saj, jepen këshilla se si të marrin ujë të pastër, si të njohin propagandën dhe të gjejnë mbrojtje kundër bombardimeve.

Sipas mediave suedeze, kjo është fushata e parë e ndërgjegjësimit publik që nga koha e Luftës së Ftohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat