Ministrja britanike pranon se nuk e ka lexuar marrëveshjen historike

Evropë

Ministrja britanike pranon se nuk e ka lexuar marrëveshjen historike

Më: 23 maj 2018 Në ora: 10:02
Caroline Nokes

Ministrja për imigrim në Britani të Madhe, Caroline Nokes ka pranuar kritika të ashpra pasi e ka pranuar se nuk e ka lexuar marrëveshjen e njohur si “Marrëveshja e së premtes së mirë” apo marrëveshja Belfast.

Ajo ka deklaruar se “ka qenë duke lindur” kur marrëveshja u publikua herën e parë. Ministrja po ashtu ka treguar se kurrë nuk e ka vizituar kufirin irlandez.

Një komitet ka qenë duke hetuar koston dhe pabarazitë e marrjes së pasaportave britanike dhe irlandeze nga banorët e veriut të Irlandës, raporton BBC.

Marrëveshja Belfast ka qenë një zhvillim i madh politik në vitet e 90’ta për procesin e paqes në Iralndën veriore. Sistemi aktual i qeverisjes së saj është i bazuar në këtë marrëveshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat