Ura e Krimesë është pjesë përbërëse e Rusisë, si dhe e gjithë Krimeja, kështu që autoritetet ukrainase nuk duhet të imagjinojnë diçka që kurrë nuk do t'i përkasë.
Kështu ka thënë sot zëvendëskryeministri i qeverisë së Krimesë Dmitry Polonsky, një ditë pasi një deoputet ukrainas paralajmëroi rrëzimin e urës së Vladimir Putin, për të cilin shefi i shtetit rus tha se kishte arritur të bëjë atë që as cari rus nuk ka mundur.
"Krimeja ishte, është dhe do të jetë një pjesë e patjetërsueshme e Rusisë dhe, për rrjedhojë, gjithçka që po ndërtohet në territorin e Krimesë është gjithashtu një pjesë e patjetërsueshme e Rusisë. Por kjo nuk do të ndodhë derisa ata vetë të fillojnë të merren me ekonominë e tyre dhe situatën sociale brenda vendit," tha Polonski.
Sipas tij, Kievi zyrtar po jeton në botën e ëndrrave dhe iluzioneve, duke mos vepruar asgjë për zhvillimin e vendit të tyre.
Deputeti ukrainas Igor Mosijchuk kërcënoi dje se do të shkatërrojnë urën e Krimesë mbi urën e lumit Kerky, pak ditë pas përurimit të saj nga ana e presidentit rus Vladimir Putin.
Krimeja është pjesë ukrainase, e cila është aneksuar nga Rusia në vitin 2014, ndërsa ura e përuruar është më e madhja në Evropë prej 19 kilometrash.
Gjatë përurimit të saj, presidenti Putin tha se kishte arritur të bëjë atë që nuk kishte mundur as cari i Rusisë. Por, pak ditë pas kësaj vjen kërcënimi nga Kievi zyrtar i cili urën e ngritur e konsideron si “infrastrukturë armiqësore”.
"Ura Kerky është një infrastrukturë armiqësore. Pse është armiqësore? Pasi ajo lidh territorin e pushtuar me tokën e agresorit. Çdo vend normal në botë që është në luftë për territorin e saj, njerëzit e saj, natyrisht, përpiqet të shkatërrojë infrastrukturën e armikut - urën, stacionin hekurudhor, aeroportin,” tha Mosijchuk.
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ai do të merrte pjesë personalisht në rrëzimin e urës, deputeti ukrainas u përgjigj se ai me siguri do ta kishte bërë këtë sikur të ishte ministër i mbrojtjes.
Ndryshe, pjesa më e madhe e banorëve të Krimesë, 96.77 për qind, ka votuar për bashkimin me Rusinë.