Pas Merkelit, Macron drejt Rusisë për ta takuar Putinin

Evropë

Pas Merkelit, Macron drejt Rusisë për ta takuar Putinin

Më: 24 maj 2018 Në ora: 09:49
Vladimir Putin dhe Emmaneul Macron

Presidenti francez Emmaneul Macron sot do të vizitojë Shën Petersburgun ku do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Në agjendë është marrëveshje nukleare e Iranit, si dhe konfliktet në Siri e Ukrainë.

Ky udhëtim është i pari i Macron në Rusi që prej kur u bë president, dhe vjen pas vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel në Rusi.

Evropa dhe Moska janë duke bërë një përpjekje diplomatike për ta ruajtur marrëveshjen e Iranit, pas kërcënimit që u ka ardhur nga tërheqja e Amerikës prej kësaj marrëveshjeje.

Ruajtja e kësaj marrëveshje është një pajtim i rrallë në mes të Moskës dhe vendeve Perëndimore, që së fundi kanë zhvilluar takime për krizat në Ukrainë dhe Siri.

Takimi vjen saktësisht një vit pasi Macron akuzoi mediat ruse për propagandë dhe gënjeshtra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat